Chelsea, Tuchel nuk e pëlqen formatin e ri të Ligës së Kampioneve

Thomas Tuchel i bashkohet kolegëve të tij Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola teksa e kundërshton formatin e ri të Ligës së Kampioneve që është programuar të nisë në vitin 2024. Edhe trajnerët e Liverpool dhe Manchester City kritikuan formatin e ri të Ligës së kampioneve që do të jetë me 36 skuadra për shkak të numrit të lartë të ndeshjeve që do të luhen gjatë një sezoni.

‘Nuk jam i sigurt nese më pëlqen-tha trajneri i Chelsea-për  mendimin tim ndryshon vetëm fakti që do të luhen më shumë ndeshje dhe në këtë kontekst, është një gjë që nuk më pëlqen shumë. Mendoj se të gjithë trajnerët dhe të gjithë futbollistët mendojnë në këtë mënyrë.  Këto reforma si Nations League apo Botërori i ri i klubeve nuk rrisin cilësinë, por vetëm numrin e ndeshjeve. Nuk jam I kënaqur, por nuk kam pushtet’

Sfidanti.al