Nerva të tendosura te Manchester United, zënkë në fushë mes Maguire dhe Fred

Te Roma janë rritur tensionet pas humbjes me Cagliarin, por as te Manchester United situata nuk është shumë e qetë dhe mbrëmjen e së enjtes verdhekuqtë dhe Djajtë e Kuq do të luajnë gjysmëfinalen e Europa League. Manchester United në fundjavë barazoi 0-0 ndaj Leedsit duke ia dorëzuar praktikisht titullin kampion të Premier League, rivalëve të Manchester City.

Por gjatë kësaj ndeshjeje u shënua edhe një episod aspak i këndshëm, një zënkë mes kapitenit Harry Maguire dhe Fred. Mbrojtësi që së fundmi është kapur edhe me Marcus Rashford, u zu me mesfushorin brazilian në pjesën e dytë të sfidës. Sipas informacioneve të medias britanike, tonet e zërit mes lojtarëve u ngritën menjëherë, me kapitenin e Manchester United që e fyeu rëndë shokun e tij të skuadrës: ‘Je një idiot dreqi’

Pas ndeshjes, Solskjaer u përpoq të minimizonte atë cfarë ndodhi, por është e qartë se te Manchester United tensioni është jo i vogël dhe Roma do të mundohet ta shfrytëzojë këtë moment

Sfidanti.al