Nejmari pëlqen më shumë Championsin sesa Topin e Artë!

Përsa i përket të ardhmes, u detyrua të fliste sërish, edhe pse ishte i bezdisur. “Do të bëj atë gjë që do të kënaqë gjithë botën”, – tha Nejmar, dhe shtoi fjalët që u postuan në rrjetet sociale nga PSG: “Jam përgjigjur për këtë edhe në ndeshjen e kaluar, jam shumë i lumtur në Paris”. Braziliani beson se skuadra franceze sot është më shumë e respektuar se më parë, është përmirësuar në krahasim me vitin 2017, është mes 4-5 ekipeve më të vlerësuar të Europës. “Përsa i përket Topit të Artë, së pari dua të fitoj Championsin, – tha ai, – vjet arritëm në finale, këtë herë shpresoj të marrim titullin”. Këtë të mërkurë, PSG luan ndaj Mançester Sitit në gjysmëfinale të Championsit. Nejmar ka kontratë në Paris deri në 2022, ndërsa besohet se Barcelona do të donte që ai të kthehej.

Sfidanti.al