Organizatorët e Tokyo 2020 dhe IOC do të prezantojnë gjatë kësaj jave planet e reja për të shpjeguar sesi 15400 sportistët olimpikë dhe paralimpikë do të mund të garojnë në Lojërat Olimpike në Japoni në mes të pandemisë Covid-19. Prezantimi I edicionit të dytë të të ashtuquajturit ‘Playbook’, do të bëhet në një moment ku Tokio, Osaka dhe shumë zona të tjera në japoni janë në gjendjen e emergjencës për herë të tretë për shkak të rritjes së numrit të rasteve me coronavirus në vend
Edhe Japonia, që ka regjistruar rreth 10 mijë viktima nga Covid-19, ka qenë e ngadaltë përsa i përket fushatës së vaksinimit. Në protokollet e reja do të parashikohet rritja e numrit të testeve të përditshme për sportistët, ndërkohë që do të eliminohet karantinimi i detyrueshëm prej 14 ditësh në momentin e mbërritjes në vendin aziatik. Në këtë mënyrë sportistët do të mund të stërviten menjëherë.
Pjesëmarrësit në Lojërat Olimpike do të jenë të detyruar të qëndrojnë të izoluar në Fshatin Olimpik dhe në zonat e stërvitjeve. Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo Neës që citon burime anonime, sportistëet dhe personeli do të testohen 2 herë cdo 96 orë dhe ata do të testohen edhe në momentin që do të mbërrijnë në Japoni.
Sfidanti.al