PSG në ankth për Doue

PSG është në ankth për Désiré Doué. Anësori francez u detyrua të largohej nga fusha me barelë gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër Nice, pasi shkaktoi një përdredhje të panatyrshme në gju. Parisieni u dëmtua në minutën e 44-të, pasi shënoi golin që i dha klubit një epërsi të përkohshme 2-1(PSG fitoi me rezultatin 3-2 në fushën e Nice).

Lojtari i lindur në vitin 2005 shpërtheu menjëherë në lot, duke lënë të kuptohet një pushim të gjatë. Ky është një lajm i keq për Luis Enriquen, i cili, përveçse nuk do të ketë në dispozicion Khvicha Kvaratskhelia për shkak të një dëmtimi në gju, rrezikon të humbasë një tjetër anësor sulmues për një kohë të gjatë. Testet do të sqarojnë çështjen, veçanërisht kohën e rikuperimit të Doué.