Vllaznia-Tirana do të luhet në “Kukës Arena”, më 7 tetor duke nisur nga ora 14:00. Është ky vendimi më i fundit i marrë për supersfidën e javës së tetë të “Abissnet Superiore”. “Ka një ide për t’u luajtur në Kukës, por akoma nuk është vendosur përfundimisht”, deklaroi drejtoresha administrative e bardhebluve, Goldi Halili të hënën

