Humbja e Dinamo City në Rrogozhinë 3-0, 30 apo 40 vite më parë sigurisht që mund të kishte bërë bujë dhe ky mund të ishte një lajm i madh për faqen e parë të “Sportit Shqiptar” por sot ky është një normalitet dhe askush nuk mund të habitet për atë që ndodhi në qytezën në zemër të Shqipërisë. Kush mendoi se semundja e gjatë e klubit më të strukturuar në nivel organizativ gjatë dekadave të regjimit komunist, mund të kurohej me ndryshimin e emrit dhe fshirjen e historisë, gabohej.
Sot klubet nuk i ndërton emri por paratë që investon dhe kryesisht strategjitë e njerëzve që drejtojnë e serioziteti bashkë me disiplinën. Dinamo City duket se nuk ka asnjë prej këtyre cilësive, përveç një fanelle që duket si e larë në 90 gradë dhe një trajner që ka emrin por jo kurajën për ta pranuar se kjo skuadër, ky klub po vuan dhe ndaj Egnatias modeste në emër por të madhe në furtbollin modern, “nëndetësja” u rrëzua përfundimisht në fund të detit.
sfidanti.al