Lista e Kombëtares doli, tani të presim atë të tifozëve VIP…

6 ditë përpara sfidës Shqipëri-Republikë Çeke, trajneri Sylvinho ka një listë të bërë publike me shumë pak surpriza por shqiptarët duket se nuk janë shumë të interesuar për emrat e saj. 2 milionë brenda kufirit dhe shumë të tjerë nga trojet E disapora, po e mbajnë fymën për një listë tjetër, atë të tifozëve VIP në stadium mbrëmjen e 12 tetorit.

Federata nuk pranoi asnjëherë të sqaronte deri në fund çështjen e biletave të tribunës qëndrore që nuk dolën asnjëherë në shitje sepse sigurisht, ato janë të destinuara për njerëzit që jetojnë frymojnë e punojnë për mirëqënien e masës, e cila nuk e ka aspak të nevojshme që stresin e jetës së vështirë ta harron në një 90 minutësh.

Stresin për ta, sigurisht mund ta heqë edhe divani i ngrohtë i shtëpisë apo gota e birrës në lokalin e lagjes, ndërsa tensionin e vërtetë do ta përballojnë ata që biletat i kanë në rëdhën e parë, me vulën dhe firmën e thatë të zyrës së aparatit qëndror. Larg qoftë që kjo ndeshje të përfundojë si ajo kundër Serbisë në Elbasan ku dekori i stadiumit përreth ishte kompletuar me tifozët “fake” të importuar nga zyrat burokrate të shtetit sepse në të kundërt, dhimbja do të ishte pak më e madhe për ata të kolltukut.

sfidanti.al