Zi në familjen Ferguson, ndërron jetë bashkëshortja e trajnerit

Sir Alex Ferguson qan largimin nga jeta të bashkëshortes Cathy në moshën 84-vjeçare. Njeriu që qëndroi për rreth 6 dekada në krah të teknikut skocez, ndërroi jetë në banesën e tyre në Chesire. Lajmin e bën të ditur familja Ferguson nëpërmjet një komunikate ku shkruan se Cathy lë pas bashkëshortin, 3 fëmijë, 2 motra dhe 12 nipër e mbesa.

Alex u martua me Cathy rreth 60 vite më parë ndërsa në “Old Trafford” flamujt janë ulur në gjysmështizë. Në ndeshjen kundër Brentford lojtarët e United do të luajnë me shirita të zi në krah.

 sfidanti.al