Vllaznia-Tirana do të luhet në “Kukës Arena”, më 7 tetor duke nisur nga ora 14:00. Është ky vendimi më i fundit i marrë për supersfidën e javës së tetë të “Abissnet Superiore”. “Ka një ide për t’u luajtur në Kukës, por akoma nuk është vendosur përfundimisht”, deklaroi drejtoresha administrative e bardhebluve, Goldi Halili të hënën në mbrëmje në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH. Ndërkohë, gjatë ditës së sotme ka mbërritur dhe njoftimi zyrtarë nga ana e kuqebluve, që është skuadra pritëse në këtë rast, që me anë të një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se, “për shkak të punimeve që po bëhen ne fushën e stadiumit “Loro Boriçi” për mbjelljen e barit të ri të saj, kjo ndeshje do të spostohet për t’u luajtur në stadiumin e qytetit të Kukësit”.
Njoftimi i klubit të Vllaznisë:
Për shkak të punimeve që po bëhen ne fushën e stadiumit “Loro Boriçi” për mbjelljen e barit të ri të saj, kjo ndeshje do të spostohet për t’u luajtur në stadiumin e qytetit të Kukësit.