Arbnor Muja fantastik, shënon gol në Champions League

Në minutën e 3 të ndeshjes Royal Antwerp-Shakhtar Dinetsk, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Arbnor Muja ka shënuar golin e parë në UEFA Champions League duke zhbllokuar menjëherë ndeshjen për skuadrën belge.

Bomberi kuqezi mori një top nga e djathta dhe me një driblim të bukur kaloi një kundërshtarë për të gjetur pastaj rrjetën me një goditje me të majtën. Ky ishte goli i parë i Mujës në Champions League ndërsa pak më shumë se një vit më parë ai u transferua nga Drita e Gjilanit te Royal Antwerp.

sfidanti.al