Botërori 2030, në Spanjë, Portugali dhe Marok.

“Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s miraton unanimisht dosjen Marok-Spanjë-Portugali si një kandidaturë e vetme për organizimin e Kupës së Botës të Futbollit 2030”. Mbreti i Marokut, Mohammed VI e bëri të ditur këtë nga Rabat në një deklaratë të lëshuar nga agjencia MAP. FIFA shpjegoi se ekzekutivi ka zyrtarizuar kandidaturën e vetme të tre vendeve.

Botërori 2030 është edicioni i njëqindvjetorit (në Uruguaj për herë të parë, në vitin 1930) dhe do të zhvillohet një ceremoni festive në Montevideo dhe do të luajnë tri ndeshje, në Argjentinë, Uruguai dhe Paraguaj. “Në një botë të ndarë, futbolli bashkon”, shpjegoi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, duke nënvizuar se vendimi çon lojën në gjashtë shtete në tre kontinente të ndryshme.

sfidanti.al