Një deklaratë për Manchester United dhe një fyerje ndaj tifozëve të Aston Villës mund ta çojnë Jamie Carragher në gjykatë. Klubi anglez ka paralajmëruar nisjen e veprimeve ligjore kundër ish-mbrojtësit të Liverpoolit, tashmë komentator televiziv, për ato që i cilëson fyerje të papranueshme.
Gjithçka nisi nga një debat në podkastin “Stick to Football”, ku Carragher sugjeroi se trajneri i Aston Villës, Unai Emery, mund të joshej nga mundësia për të marrë drejtimin e Manchester United.

