Skuadrat e Superiores pa frymë, pas tre ditësh sërish në fushë

Ende pa u mbyllur zhurma e javës së shtatë, Kategoria Superiore përgatitet për ndalesën tjetër dhe skuadrat nuk mund të marrin frymë lirisht në një situatë të tillë. FSHF konfirmon trendin e shtatorit dhe tetorit për të shtypur sa më shumë skuadrat që do të zbresin në fushë sërish pas tre ditësh.

Kështu, kalendari i javës së tetë do të ndahet në tre ditë, me datat 6, 7 dhe 8 tetor. Më datë 6 Egnatia do të presë në Rrogozhinë Dinamon në orën 14:00, ndërsa një ditë më vonë, po në këtë orë luhet sfida Vllaznia-Tirana, por jo në “Loro Boriçi”, por në “Kukës Arena”. Më datë 8 tetor Laçi do të presë Skënderbeun në orën 14:00, ndërsa në orën 18:00 luhen sfidar Partizani-Kukësi dhe Teuta-Erzeni.

sfidanti.al