Neymar habitet me terrenin e fushës në Iran

Al-Hilal mund të ketë në dispizicion njërin prej lojtarëve më të mirë të dekadës të fundit, por rivalët në Ligën e Kampioneve Aziatike duket se nuk janë të të njëjtit nivel. Ekipi i Nejmar ka udhëtuar ditën e djeshme në Teheran ku do të ndeshet me formacionin e Nasaji Mazandaran në një duel të vlefshëm për fazën në grupe. Ashtu siç ndodh zakonisht skuadra mike ka vizituar ambientet e stadiumit ku do të mbahet dueli dhe aty ka nisur gjithçka.

Kushtet e fushës të “Azadi Stadium” kanë lënë shumë për të dëshiruar. Mirëmbjatësit e fushës janë fotografuar teksa “arnojnë” tapetin e blertë ndërsa cilësinë e dobët të terrenit e ka konstatuar edhe Nejmar, i cili nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale ka shprehuar habi për atë çfarë ka parë.

sfidanti.al