Partizanin e kap “mallkimi” i Colella-s

Larguan Giovani Colalla-n pa dhënë asnjë shpjegim për këtë vendim dhe emruan një emër të nderuar si Zoran Zekic. Kampionët që vepruan pa klas në rastin e italianit i cili me apo pa dashje i shpëlli kamopionë, duket se po mbajnë mbi supe mallkimet e teknikut që i la në muajt e verës edhe ai i habitur për vendimin e papritur. Një humbje që mund të ndikojë në sezonin e Partizanit.

Ermir Rashica shndërroi në gol një penallti që i jep tre pikë dhe vazhdimësi skuadrës korçare që thyen mallkimin prej 5 ndeshjesh pa fitore. Në qytetin verilindor vendosi pikërisht rrjeta e pjesës së dytë që nxorri në pah limitet e skuadrës së Zoran Zekic, e cila kishte në avantazhin e saj disa ditë më shumë pushim për shkak të shtyrjes së derbit, por mesa duket, problemi tek të kuqtë nuk është fizik. 12 pikë në 7 javë për bardhekuqtë, bilanc superpozitiv për skuadrën e drejtuar nga Ivan Gviozdenovic që tregoi sërish se objektivi këtë sezon nuk do të jetë aspak mijetesa.

Momenti vendimtar i takimit ishte ai i minutës së 80 kur  Liço u rrëzua në zonë pas një kontakti me Koçijan dhe gjyqtari Lata bëri shenjë për simulim e ndëshkoi me të verdhë Vangjelin për protesta. Më pas ai u ftua në VAR dhe ndryshoi vendimin duke akorduar penallti për vendasit. Ndërkohë, Partizani me dy ndeshje më pak pasi do të rikuperojë Teutën dhe Tiranën, mban vendin e 4 me 8 pikë, 4 më pak se korçarët që ndjekin Egnatian edhe pse rrogozhinasit u mundën në shtëpi nga Teuta.

sfidanti.al