Sukesi 4-0 ia siguron komditetin Inzaghit që të flasë edhe për mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllani. Pas triumfit në Salerno trajneri i Interit theksoi:
“Asllani po punon shumë mirë, duhet të vazhdojë në këtë mënyrë. Kemi investuar tek ai, është pjesë e jona prej një viti e gjysmë dhe po rritet. Të luash me Interin nuk është si të luash tek Empoli, por ai po bën mirë dhe po rritet shumë. Na ndihmoi shumë në fitoren ndaj Salernitanës”.
ënkampionët e Europës do të zhvillojnë shumë ndeshje mes kampionatit italian dhe Champions League dhe Asllani shpreson të përfitojë sa më shumë minuta në sfidat e ardhshme, për të fituar besim dhe për të bërë sa më mirë me Interin.