Messi hyn në lojë për Luka Modric

E ardhmja e Luka Modric, i cili po gjen pak hapësirë ​​te Real Madrid, mund të jetë larg Spanjës. Këtë e raporton shtypi spanjoll, sipas të cilit, Leo Messi do të kishte lëvizur personalisht në përpjekje për të bindur mesfushorin kroat që t’i bashkohej atij tek Inter Miami.

Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2018 kur u shpall nënkampion bote me Kroacinë, është lojtari i 15-të në minuta në skuadër, me 287′, vetëm përpara Ceballos, Militao, Brahim, Mendy, Lunin dhe Lucas. Apriori nuk ka asnjë problem fizik dhe kjo e përforcon anomalinë e situatës. Diçka po ndodh me Modric.

“Kushti im i vetëm për të qëndruar ishte që të më trajtonin si një lojtar konkurrues, siç kam qenë deri tani, dhe jo që të më mbanin në skuadër për meritat e kaluara. Askush nuk është i lumtur kur është jashtë loje. Nuk qëndrova për të ndenjur në stol, por sepse dua të luaj dhe të shijoj futbollin dhe Madridin”, u shpreh Modric.

Tani vetë Messi personalisht është i interesuar për mundësinë. Në Kroaci pak ditë më parë Modric u takua me Beckham. Arabia dhe milionat e saj nuk mundën ta joshin Lukën, besnik ndaj bardhezinjve, por tashmë ai ka në horizont edhe skuadrën e Floridës dhe korniza ka ndryshuar.

sfidanti.al