Shehi dhe Tirana ndajnë rrugët

Pas rezultateve dhe ecurisë së dobët të lojës përgjatë këtyre javëve të kampionatit, SIPAS rtsh Sport, Tirana ka shkaruar trajnerin Orges Shehi. Klubi kryeqytetas ka ndërprerë kontratën me teknikun durrsak për shkak të rezultateve jo të mira. Humbja përballë Erzenit në shtëpi dhe humbja e dytë radhazi përballë Laçit në “Selman Stërmasi” i ndërlikuan punët për teknikun Shehi.

Një mbledhje e bërë mëngjesin e së enjtes me Tefik Osmanin drejtorin sportiv të klubit është bërë me dije se iu është komunikuar shkarkimi Shehit dhe zëvendësit Artan Karapici. Burime të sigurta brenda klubit bëjnë me dije se ndërkohë trajneri Shehi ka mbyllur një tjetër kontratë për të marre drejtimin e një klubi tjetër shqiptar dhe kështu klubi i Tiranës pretendon se nuk është i dëtyruar të paguajë detyrimet deri në mbyllje të kontratës me trajnerin 46-vjeçar.

sfidanti.al