Ballkani ka shënuar fitore bindëse ndaj Drenicës, duke triumfuar me rezultat 4:0 në ndeshjen hapëse të javës së 12-të të Albi Mall Superligës, e zhvilluar të premten në stadiumin e qytetit në Suharekë. Protagonist i kësaj fitoreje ishte sulmuesi Albin Berisha, i cili realizoi dy gola, ndërsa nga një gol e shënuan mesfushori Giovanni Ribeiro dhe mbrojtësi Diar Vokrri.
Berisha e zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të, për të shënuar sërish vetëm dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Në minutën e 64-t braziliani Giovanni Ribeiro e ngriti epërsinë në 3:0, ndërsa katër minuta më vonë Diar Vokrri vulosi rezultatin përfundimtar, 4:0.

