Kosova ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit, pasi FIFA ka hapur zyrtarisht Akademinë e Talenteve në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. Bëhet fjalë për akademinë e parë të këtij lloji në Ballkan, ndërsa në Evropë është njëra prej vetëm katër Akademive të Talenteve të FIFA-s që janë aktualisht aktive.

