Kosovë, “formacioni” dominohet nga Drita, Ramadani “trajneri më i mirë”

Kampioni Drita, siç ishte e pritshme, kishte numrin më të madh të lojtarëve në përbërje, pas suksesit të jashtëzakonshëm dhe fitimit të titullit kampion. Në formacionin klasik 4-4-2 gjetën vend edhe futbollistë nga Ballkani, Malisheva dhe Llapi.

Formacioni më i mirë i vitit:

Faton Maloku; Besnik Krasniqi, Egzon Bejtulai, Bajram Jashanica, Arlind Veliu; Arianit Hasani, Albert Dabiqaj, Etnik Brruti, Walid Hamidi; Sunday Adetunji dhe Arb Manaj. Drita u shpall klubi më i mirë i vitit 2025 pas suksesit madhështor, duke fituar titullin kampion dhe duke siguruar gjithashtu play-offin e Ligës së Konferencës.

Përveç kësaj, “Intelektualët” fituan edhe çmimin “Klubi më fair play”, pasi ishin skuadra me më pak kartonë të verdhë gjatë sezonit.

sfidanti.al