Teatri i dhunës i “shiti biletat”  : të gjithë të pafajshëm!

Dhunën e kemi si ushqim te domosdoshem, sidomos në futboll, të gjithë e ushtrojmë, por asnjëri nuk e pranon. Kjo dhuna e fundit që ka ndodhur në Vlorë në ndeshjen e Superligës, Flamurtari-Teuta paska qënë dhunë hibride, e denjë për “studim” nga Komisioni i Disiplines, ose si[ e quajmë “gijotina e FSHF-se”. Të gjithë e panë se çfarë ndodhi në Vlorë, sa shumë dhunë nga tifozët dhe nga vetë stafet e ekipeve,  për aq pak futboll. Por, sa hap e mbyll sytë,  tani të dyja ekipet  , me deklarata, distancohen nga dhuna.

Teuta me pretendimin se dopjo gjashta i ka mbetur organizatorit të ndeshjes, pra Flamurtarit, madje edhe “ambasadorit” të FSHF që lejoi vazhdimin e ndeshjes. Kurse Flamurtari, pranon kusuret e organzimit të ndeshjes, por ofron kasetën e ndeshjes ku sipas saj,  Teuta nuk është aq e “virgjër” , por provokon që ndeshja të dalë nga shinat…

Po cila e shkaktoi dhunën, Flamurtari apo Teuta ? Të dyja janë të pafajshme, aq të pafajshme, sapo të kenë kurajo do të thoshin se fajin e ka shteti. Që në këtë rast është FSHF-ja….

Sfidanti.al