Bordi Ekzekutiv i Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka miratuar listën e propozuar nga Komisioni i Sportit për përfituesit e bursave “Shpresat Olimpike 2026”, program që mbështetet nga KOK-u. Në kuadër të këtij programi, 46 bursistë nga 19 sporte të ndryshme olimpike do të përfitojnë mbështetje financiare mujore në vlerë prej 150 euro gjatë gjithë vitit 2026.
Mbështetja totale vjetore për këtë program arrin në 82,800 euro, duke dëshmuar përkushtimin e KOK-ut në zhvillimin dhe avancimin e talenteve të rinj në sportin kosovar. Programi “Shpresat Olimpike” është një nga mekanizmat kryesorë të Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) për mbështetjen e sportistëve të rinj me potencial të lartë përfaqësimi në gara ndërkombëtare. Përmes këtij programi, KOK-u synon të krijojë stabilitet financiar për talentët e rinj, duke u mundësuar atyre përqendrim maksimal në përgatitje, ngritje profesionale dhe pjesëmarrje në gara kualifikuese.
sfidanti.al

