Hallet e klubeve zgjidhen nga shkarkimet e trajnerëve

Largimi i Skerdi Bejzades për t’i hapur rrugë Mirel Josës në stolin e Laçit e bën klubin kurbinas ndoshta një nga rekordmenët e dekadës së fundit në futbollin kontinental. Tre emra brenda 7 javëve kampionat janë lëvizje që reflektojnë problemet që mund të ketë në një grup që e ka nisur sezonin me shumë ulje-ngritje. Ishte Stavri Nica viktima e parë e sezonit pikërisht në Lac nga ku u largua pas një jave dhe tashmë me largimin e Bejzades shkon në dy numri i trajnerëve të larguar.

Në Kukës kanë ndryshuar gjithashtu pasi Hallaçi nuk rezistoi më shumë se dy javë ndërsa ndryshime në stol në total javë 4 e ky është një tregues shqetësues pasi mesatarisht çdo dy javë nga një trajner i jepm lamtumirën skuadrës së tij. I katërti në këtë listë edhe Diego Longo që nuk rezistoi më shumë se 6 javë në stolin e Teutës, ndërsa Edi Martini ka marrë situatën në kontroll. Situata është e brishtë edhe në Tiranë dhe Shijak e Shkodër prandaj të gjithë janë të paralajmëruar. Me këtë trend, askush nuk e ka vendin të sigurt sot në 10 skuadrat elitare të futbollit shqiptar.

sfidanti.al