Demrozi shpërblen lojtarët e Egnatias me 80 mijë euro

Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, ka konfirmuar një premio prej 80 mijë eurosh për futbollistët pas suksesit 2-1 ndaj Linkolnit, në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania” për Ligën e Konferencës.

Në prononcimin për mediat pas përfundimit të takimit, Demrozi e cilësoi këtë triumf si një arritje me rëndësi jo vetëm për klubin rrogozhinas, por për të gjithë futbollin shqiptar. Ai vlerësoi paraqitjen e skuadrës, duke theksuar se Egnatia krijoi shumë mundësi shënimi, veçanërisht gjatë pjesës së parë.