Ende pa u mbyllu plaga e largimit nga stoli i Tiranës, tekniku bardheblu mund të kalojë te rivalët e urryer të qytetit. Orges Shehi duket se pritet të mos qëndrojë shumë gjatë pa punë, pasi për të është shfaqur interes në kryeqytet. “Panorama Sport” bën me dije se te Partizani kanë nisur të bëjnë sondazh për trajnerin 46-vjeçar pasi Zekiç ka kërkuar largimin drejt Osijekut. Gjithsesi mësohet se Shehi nuk është opsioni i vetëm për pankinën e kuqe.
sfidanti.al