Në deklaratën përpara mediave ku gradoi Julian Ahmatajn dhe i hoqi spaletat Orges Shehit, presidenti i Tiranës, Refik Halili ka folur me fjali deri diku anormale duke aluduar edhe për tradhëti nga ana e trajnerit që e shpalli Tiranën kampione dy sezone më parë.
Për sa kohë do të jetë pezullimi i Shehit?
Ju thashë, kontrata vazhdon. Të mos bëjmë pyetje të tilla, pasi kontrata vazhdon deri në fund të muajt majit të vitit të ardhshëm.
Nëse trajneri Shehi do të ketë ndonjë ofertë, ju do ta lini të lirë?
Unë erdha t’u jap këto shpjegime. Në vazhdim do të flasim, dhe për sa i përket kësaj besoj se jam i qartë, Unë kam ardhur këtu të flas me skuadrën, ku përveç tyre kam biseduar edh me stafin. Si përfundim, për t’u dhënë përgjigje asaj që më pyetet, sapo më erdhi një foto e botuar nga njerëz tanë të afërt ku Orges Shehi po feston sotme presidentin e klubit Dinamo në një lokal luksoz me njerëzit e tij. Sapo e mora këtë foto, kështu që çfarë kisha për të thënë, ua tregova. E rëndësishme është që skuadra të ecë përpara. Shehi është i pezulluar, siç ua thashë, nuk ka marrëveshje tjetër veç asaj që është edhe në faqen e klubit Tirana. Ne do ta zbatojmë deri në fund.
President, rezultatet janë vetëm për faj të Shehit apo edhe të skuadrës?
Në ditët në vazhdim do të flasim më gjatë.
Trajneri Ahmataj do të jetë në varësi të rezultateve, apo thjesht provizor dhe po mendoni trajner tjetër?
Besoj se jemi të qartë se Julian Ahmataj dhe gjithë stafi janë sot në dispozicion të skuadrës për të bërë më të mirën, pasi ky ekip dhe grip lojtarësh meriton që të jetë shumë e shumë më lart. Unë nuk kam frikë fare, nuk e shikoj situatën alarmante. Nuk na pëlqejnë këto rezultate dhe kjo skuadër do të shkoj shumë para dhe për këtë jam i bindur”