Kimmich në shënjestren e klubeve angleze

Një derbi anglez për mesfushorin e talentuar të Gjermanisë që sot është siguria më e madhe në skuadrën e Bayern Munchen por kontrata që i skadon pas 18 muajsh mund ta shtyjë drejt eksperiencës në Premier League. Joshua Kimmich, imazhi i bavarezëve, lojtari që gjendet në çdo cep të fushës, luftëtari i skuadrës së Tuchel, po joshet nga sirenat angleze që vijnë nga qyteti port i Liverpool-it por edhe nga kryeqëndra industriale e Manchesterit aty ku United është gati të bëjë çmenduri për ta pasur në skuadër lojtarin polivalent të mesfushës.

Kontrata e 28-vjeçarit skadon në verën e vitit 2025 por edhe pse momentalisht fiton më shumë se 330 mijë euro në javë, mesa duket paratë nuk janë gjithçka për Kimmich i cili këtë sezon është sërish në qëndër të projektit të klubit dhe trajnerit pasi është ai njeriu që frymëzon në skuadrën kampione të Gjermanisë. Bayern Munchen nuk nxiton për të formuluar propozimin e kontratës së ardshme por koha fluturon dhe me shumë mundësi, Liverpool e Manchester United e kanë bërë hapin e tyre në drejtim të agjentit të lojtarit i cili nuk e ka mohuar asnjëherë se një aventurë jashte kufijve të Gjermanisë nuk i intereson.

sfidanti.al