Naomi Osaka rikthehet në fushat e tenisit pas 517 ditëve mungesë. Ish-numri 1 i botës shkeli në tokën australiane për turneun e parë të sezonit, atë të Brisbane që i paraprin grand slam-it të parë të sezonit në Australian Open. Në ndeshjen e parë, raketa japoneze mundi gjermanen Tamara Korpatsch dhe u mund në të dytin nga Pliskova por më shumë se rezultatet, për Osaka-n ka interes lidhur me gjendjen e saj shëndetësore për shkak të problemeve të mëdha që ka pasur me depresionin gjatë dy viteve të fundit. Në karrierën e saj ajo ka luajtur 12 finale dhe ka fituar 7 tituj përfshirë edhe 2 US Open e Australian Open po dy herë. Në vitin 2019 u bë aziatikja e parë që ngjitej në krye të klasifikimit botëror ndërsa që prej vitit 2019 dhe deri në 2022-shin u bë atlteja më e paguar e planetit. Dy vite më parë ajo njoftoi tërheqjen e përkohshme nga sporti për t’u kujdesur për shëndetin e saj mendor duke theksuar se vuante nga depresioni dhe ankthi. Pas një ndalese të gjatë, tenistja duket se ka rimarrë kontrollin në jetën e saj dhe ka sjellë në jetë vajzën Shai të cilën e ka sjellë në jetë me reperin amerikan Cordae.
sfidanti.al