Nyemar sërish baba pas ndarjes nga bashkëshortja

Nejmar u bë baba për herë të dytë përpara disa muajsh, pasi ish-partnerja e tij, Bruna Biankardi, solli në jetë vajzën e tyre Maria dhe më pas konfirmuan ndarjen. Por duket se në Brazil flitet për një lajm akoma dhe më të bujshëm. Bëhet me dije se Nejmar është në pritje të fëmijës së tij të tretë dhe jo me Biankardin. Flitet se nëna është një tjetër modele braziliane dhe është me tre-muajshe shtatzënë.

“Nejmar do të bëhet baba për herë të tretë. Mamaja është një modele braziliane dhe është tre-muajshe. Ajo ngeli shtatzënë kur kishte një lidhje intime me futbollistin, ndërkohë që ai po rikuperohej nga dëmtimi. Tashmë nëna duhet të kryejë disa teste për të parë nëse është në gjendje të mirë. Shtatzania ishte një surprizë, por ata kishin një romancë”, tha gazetari brazilian i showbiz-it, Leo Dias.

sfidanti.al