Klopp shpëton nga telashet

Një kameraman shpëton Jurgen Klopp nga telashet. Nëse do të kishte shkuar pa unazën e martesës në shtëpi, atëherë skenari mund të ishte i paparasghikuar për trajnerin e Liverpool dhe bashkëshorten e tij. Në përfundim të ndeshjes me Newcastle që skuadra e kuqe e dominoi me rezultatin 4-2, tekniku gjerman kuptoi se në gishtin e tij mungonte unaza e martesës dhe nisi kërkimin në fushën e stadiumit Anfield Road. Pas ndeshjes, ai shkoi pranë tifozërisë së tij për të festuar këtë triumf, dhe ishte pikërisht ky momenti kur e kuptoi se unaza nuk ishte në gisht. Kamerat e “Sky Sports” e ndoqën teknikun gjerman në momentin që ishte duke e kërkuar në fushë në panik, por më pas e gjeti me ndihmën e një kameramani. Fitoi bindshëm në fushën e blertë por rrezikoi një disfatë shumë të rëndë jashtë fushës, në marrëdhëniet me bashkëshorten.

sfidanti.al