A mund të jenë sado pak optimistë tifozët zikaltër pas largimit të Antonio Kontes? Padyshim që largimi i trajnerit, që udhëhoqi ekipin drejt titullit të parë kampion pas 11 vjetësh, është një humbje e madhe për Interin, por përkrahësit ndihen të siguruar të paktën që “Romi i Madh” (Big Rom), Lukaku, ka qendruar në ekip.
