Barça gjen “çelësin” për kontratën e Arauhos; Klauzola? Natyrisht, 1 miliardë euro!

Në Spanjë i kanë qejf këto shifra, edhe pse nuk paguhen paguhen kurrë. Klauzolat e transferimeve në kontratat e yjeve ngjajnë me legjendat dhe mitologjinë si dikur në epokën e Greqisë së Vjetër. Barcelona nuk heq dorë nga kjo traditë, ashtu si edhe Reali, dhe ja ku vjen shembulli më i fundit, ai i rinovimit të pritshëm me Ronald Arauhon. Mediat katalanase shkruajnë se klauzola e transferimit për qendërmbrojtësin uruguajan do të jetë 1 miliardë euro, ndërsa ajo e tanishmja është 40 milionë. Nuk thuhet gjë për rrogën që do të marrë Arauho, por theksohet se uruguajani nuk e ka shumë problemin tek paratë. Barça ka ulur vitet e rinovimit deri në 2026, për të pasur mundësi për t’i dhënë një rrogë shumë më të mirë në moshën 26-vjeçare, kur edhe Arauho të jetë më i pjekur, edhe në “Kamp Nou” situata financiare të jetë më e mirë.

Sfidanti.al