Përse 16-vjeçari Tom Bishof e ka refuzuar dy herë Nagelsmanin?!

Qenka histori e çuditshme me trajnerin që ka dashur ta marrë tek Bajerni, dhe me futbollistin që nuk ka pranuar. Jo vetëm kaq, Nagelsmani e ka kërkuar Tom Bishofin edhe kur ishte tek Lajpcigu, por edhe këmbëngulja e parë përfundoi pa rezultat. Djaloshi 16-vjeçar është pjesë e Hofenhajmit, por duke qenë tepër i ri ka luajtur shumë pak, me vetëm një ndeshje në Bundesligë për ekipin e parë. Kuptohet, është 16 vjeç, ndërsa luan për ekipet kombëtare të moshave të Gjermanisë. Kjo duhet të ketë qenë edhe arsyeja, që Bishofi e quan veten tepër të vogël për të shkuar në një klub të madh, ku mund të “digjesh” shumë lehtë.

Sfidanti.al