Benzema si Kristiano, dy tregolësha në dy ndeshje Championsi në një sezon

Flasim për sfidat me eliminim direkt dhe sulmuesi francez ka bërë të njëjtën gjë si superylli portugez, që gjithashtu mbante të veshur po këtë fanelë kur ia doli. Karim Benzema shënoi 3 gola në “Stemford Brixh” ndaj Çelsit në çerekfinalen e parë të Championsit, duke i dhënë Realit fitoren 3-1. Ai kishte shënuar po 3 gola në sfidën e dytë ndaj Paris SG, në turin e dytë, luajtur në “Santiago Bernabeu” që përfundoi gjithashtu 3-1 për Realin. Kristiano Ronaldo e kishte bërë këtë gjë në 2017, kur Reali fitoi Championsin dhe kur Benzema ishte në ekip. CR7 realizoi 3 gola ndaj Bajernit e pastaj 3 gola edhe kundër Atletikos së Madridit.

Sfidanti.al