Atalanta pranë gjysmëfinales së dytë europiane në histori

Ka qenë dikur ekipi bergamask që kishte në përbërje një gjigand nga Suedia, si Strombergun. Ishin vitet 1987-1990 dhe Atalanta arriti një herë në gjysmëfinale të një kupe europiane, pikërisht të Kupës së Kupave, dhe në çerekfinale të Kupës UEFA. U desh të kalonin 30 vjet që të arrihej një tjetër çerekfinale, e cila ishte mjaft prestigjioze pasi ishte në Champions, duke u eliminuar në fund nga Paris SG. Tashmë, skuadra e trajnerit Gasperini është një hap larg gjysmëfinales së Ligës së Europës pas barazimit 1-1 në Gjermani ndaj Lajpcigut. Skuadra italiane, pa Berat Gjimshitin e dëmtuar, luajti një ndeshje mjaft të mirë duke pasur epërsi me gjuajtje drejt portës, edhe pse në fund u shpëtua nga pritja e portierit Muso. Muriel kaloi bergamaskët përpara dhe autogoli i Xapakostës pas pushimit solli barazimin. Një rezultat i rëndësishëm përballë një ekipi të fortë gjerman, që tregon se Atalanta mbetet e fortë në Europë, edhe pse ka “shkarë” disi në Serinë A.

Sfidanti.al