Juventusi sheh ëndrra si Barcelona: Sa na pëlqejnë Pogba, Salah e Di Maria!

Dy prej tyre mund të largohen në fund të sezonit si lojtarë të lirë, pra me parametër zero. Pol Pogba dhe Angel Di Maria përfundojnë kontratat në 1 qershor dhe Juventusi po mendon nëse mund të bëjë diçka për t’i marrë. Sipas “La Gazeta delo Sportit”, në pëlqimet e “Zonjës së Vjetër” është edhe Mohamed Salah, sulmuesi i shkëlqyer egjiptian i Liverpulit që ka kontratë deri në 2023. Gjithsesi, problemi më i madh për Juven është ai financiar, pasi klubet italiane sot nuk munden t’i paguajnë aq shumë, qofshin edhe Juvja, Interi apo Milani. Aq e vërtetë është kjo saqë Pogbasë mund t’i ofrohet deri në 8 milionë euro në sezon, gjysma e rrogës që francezi ka tek Mançester Junajtidi. E pra, në Torino duhet të mendojnë për alternativa më të lira.

Sfidanti.al