Barça shpëton në Gjermani, por Roma “vritet” sërish në Norvegji!

U luajtën plot 8 ndeshje dhe emocionet ishin të mëdha, e gola pati disa. Dy ndeshjet më të spikatura të mbrëmjes së të enjtes ishin çerekfinalet Ajntraht Frankfurt-Barcelona në Ligën e Europës dhe Bodo Glimt-Roma në Ligën e Konferencës. Në Gjermani, katalanasit e patën shumë të vështirë përballë një kundërshtari tepër të motivuar, që luftoi për çdo top, që ishte agresiv fizikisht dhe kundërsulmoi rrufeshëm. Një Frankfurt në versionin më të mirë të sezonit, gjë që e ka treguar edhe ndaj Bajernit në Bundesligë. Nuk ishte aspak e padrejtë që Knauf e kaloi në epërsi në 48’, por pikërisht në momentin më të keq, Barcelona pati forcë të reagonte. Një aksion koral, tipik “tiki taka” u përfundua nga dyshja De Jong-Ferran Torres. Sulmuesi sulmues e dërgoi topin në rrjetë dhe në minutat e tjera katalanasit ishin më pranë fitores. Frankfurti mbeti me 10’ në 78’.

Roma ndërkaq nuk shpëtoi dot nga humbja në Norvegji, edhe pse këtë herë ishte ndryshe. Përballja ishte e fortë dhe Bodo Glimti bëri diçka më shumë duke merituar fitoren, edhe pse ishte Roma që kaloi në epërsi e para. Lorenco Pelegrini shënoi në 43’, por Saitnes në 56’ dhe Vetlesen në 89’ përmbysën shifrat. Roma u mund në vjeshtë 1-6 në Norvegji në fazën e grupeve, ndërsa këtë herë ka shpresë për përmbysje në kryeqytetin italian. Marash Kumbulla ishte titullar pasi Murinjo ndryshoi skemën në 4-3-3, duke qenë në fushë deri në fund.

Liga e Europës

Lajpcig-Atalanta 1-1, Sporting Braga-Gllazgou Rejnxhërs, Ajntraht Frankfurt-Barcelona 1-1, Uest Hem-Lion 1-1.

Liga e Konferencës

Fejënord-Sllavia Pragë 3-3, Bodo Glimt-Roma 2-1, Leister-PSV Ajndhoven 0-0, Olimpik Marsejë-PAOK Selanik 2-1.

Ndeshjet e kthimit në 14 prill.

Sfidanti.al