Katër humbje në shtëpi, “fortesa” e Juventusit tashmë ka rënë!

Rekordi historik minimal u arrit vjet me Andrea Pirlon dhe u mendua se më keq se aq nuk mund të bëhej. Gjithsesi, Juventusi i këtij sezoni është edhe më dobët kur vjen puna për ndeshjet në fushën e tij. Në “Alianc” janë pësuar 4 humbje dhe janë marrë më pak pikë se kurrë, që kur është nisur të luhet aty. Edhe nëse fitohen të gjitha ndeshjet e mbetura, sërish mund të arrihet maksimumi deri në 39 pikë, ndërsa vjet u arrit deri në 44 (dhe ishte minimumi)! Juvja e Alegrit këtë vit ka dalë më mirë jashtë fushe sesa në Torino, ndërsa nuk duhet harruar edhe se eliminimi nga Championsi erdhi me humbjen 0-3 në “Alianc” ndaj Vijarrealit.

Sfidanti.al