Simeone: Siti është i jashtëzakonshëm, por ne duam kualifikimin

Trajneri i Atletikos së Madridit u largua në fund të ndeshjes, sërish pa i dhënë dorën kolegut, ndërsa ishte padyshim i mërzitur. Diego Pablo Simeone e dinte sesa e vështirë do të ishte në “Etihad”, përballë Mançester Sitit, edhe pse fitorja në “Old Traford” ndaj Junajtidit jepte shpresë. Ndodhi ndryshe dhe ekipi i tij nuk bëri asgjë tjetër përveçse u mbrojt gjatë gjithë kohës, pa gjuajtur asnjëherë në portë, pa pasur asnjë goditje nga këndi, e duke e mbajtur topin më pak se 30 për qind.

“Një rezultat i keq sepse humbëm 1-0, – u shpreh argjentinasi, duke kërkuar falje për zërin e ngjirur, – synimi ynë ishte fitorja. E qartë që ne kishim përballë një rival të jashtëzakonshëm. Flasin vetë rezultatet dhe golat që ata shënojnë. Siti është ekip shumë ofensiv, dinamik, sulmon me shumë lojtarë, një kolektiv shumë koral. Synimi ynë është të kalojmë turin”.

Sfidanti.al