Klopi është i pari trajner i Liverpulit me 8 fitore radhazi jashtë fushe

Është hera e parë që kjo skuadër arrin 5 suksese të njëpasnjëshëm në “shtëpinë e tjetrit” në Europë, dhe këtë nuk e kanë arritur dot as Bill Shenkli, Bob Pejsli apo Rafa Benitezi. Jurgen Klopi hyri në historinë e Liverpulit si i pari trajner që ia del me 5 fitore radhazi jashtë fushe në Champions (dhe në të gjitha kupat europiane), por edhe si i pari trajner i të kuqve që arrin 8 fitore radhazi jashtë fushe në të gjithë konkurrimet. Ajo ndaj Benfikës ishte fitorja e tij e 51-të në Champions, ndërsa në Premier Ligë ka 250 ndeshje, 160 fitore, 56 barazime dhe 34 humbje.

Sfidanti.al