Ankandi do të zhvillohet në Londër, nga 20 prilli deri në 4 maj të këtij viti. Fjala është për bluzën që Diego Armando Maradona kishte veshur në ndeshjen Argjentinë-Angli në Kupën e Botës 1986 në Meksikë, që u fitua 2-1 nga argjentinasit. Me atë fanelë, legjenda më e madhe e futbollit shënoi golin me dorë për 1-0, si dhe golin më të bukur të realizuar ndonjëherë në një kampionat botëror duke dribluar këdo që i doli përpara. Sipas mediave britanike, çmimi fillestar i fanelës do të jetë 4 milionë paundë stërlina, që do të thotë rreth 4.8 milionë euro ose rreth 5.3 milionë USD.
Sfidanti.al