Sulmuesi 34-vjeçar po bëhet gjithnjë e më i mirë me kalimin e moshës, ndërsa ishte vendimtar në shiun e fortë të Londrës. Karim Benzema konkretizoi lojën e Realit të Madridit që fitoi 3-1 ndaj Çelsit në Champions, duke qenë me “një këmbë e gjysmë” në gjysmëfinale. “Këto janë netë magjike, – tha ai, – siç ishte edhe në “Bernabeu” ndaj Parisit. Ne luajtëm për të fituar, për të treguar se jemi Reali. Gjërat na ecën mirë, por edhe luajtëm mirë që nga minuta e parë. Golat ishin shumë të rëndësishëm. Jam shumë i lumtur që shënova të tretin sepse humba një në pjesën e parë dhe mund të na kishte kushtuar”. Benzema u bë francezi i parë që shënon 11 gola në një sezon të Ligës së Kampionëve bashkë me Kupën e dikurshme të Kampionëve. Zhyst Fonten kishte arritur në 10. Po ashtu, ai bëhet i katërti lojtar që shënon 3 gola në Champions në dy ndeshje radhazi pas Ronaldos (2017), Mesit (2016) dhe Luiz Adrianos (2014).
Sfidanti.al