Sa kushtojnë Dibala-Lukaku? Interi duhet të largojë dy “yje” dhe të ulë rrogat!

Një formulë që ndoshta nuk volit aspak, ndonëse “La Gazeta delo Sport” shkruan se zikaltërit do ta provojnë. “Ngasja” është e madhe, pasi Paulo Dibala dhe Romelu Lukaku janë lojtarë të rëndësishëm, që “peshojnë” shumë, veçse kostoja do të ishte shumë e lartë. Sipas analizës, financiarisht Interi ia del që t’i marrë vetëm nëse largon dy lojtarë të rëndësishëm (kush mund të jenë këta? Ndoshta Brozoviç apo Lautaro Martinez?), të shesë kartonë të disa lojtarëve të dhënë huazim, dhe po ashtu do të duhet të ulen rrogat, që lojtarët nuk do ta pranojnë me qejf. Sot nuk është më kufizimi i rreptë i koronavirusit për t’u justifikuar. Me gjasë dyshja Paulo Dibala-Romelu Lukaku mund të mbeten vetëm një ëndërr, ose mund të merret vetëm njëri prej tyre.

Sfidanti.al