Kriza e golit për Vlahoviçin: 1 realizim në 6 ndeshjet e fundit!

Kur ishte tek Fiorentina, rrjeta gjendej lehtë, por po ashtu ndodhi edhe në javët e para në Torino. Dushan Vlahoviç jo më kot barazoi rekordin vjetor të Kristiano Ronaldos në Serinë A me 36 gola, dhe ishte shpresa e madhe e Juventusit, që mund ta shtynte drejt titullit në Serinë A dhe drejt Championsit. Kur kanë kaluar 3 muaj nga viti 2022, dallohet që kjo nuk ka ndodhur, dhe sulmuesi serb ka shënuar vetëm 1 gol në 6 ndeshjet e fundit. Për më tepër, Juvja është eliminuar turpshëm (të paktën përsa i përket rezultatit) nga Championsi, si dhe disfata me Interin në Torino bëri që të duhet të kënaqet thjesht me një kualifikim në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Sfidanti.al