Reali fiton me klasin e Benzemasë, ia del edhe Vijarreali

Ishte momenti më i keq për vendasit për ta luajtur këtë ndeshje. Pa i hequr asnjë “fije” merite Realit, Çelsi erdhi në përballjen gjysmëfinale të Championsit në gjendjen e atij të sëmurit që ende nuk e di mirë diagnozën, apo më mirë që ende nuk ia kanë përcaktuar mjekimin. Kriza e krijuar nga sanksionet ndaj pronarit Roman Abramoviç ka krijuar një paqartësi që ka nisur të ndihet frikshëm. E tregoi katastrofa e së shtunës në “Stemford Brixh” ndaj Brentfordit (1-4), e cila ishte më e rëndë sesa kjo e pësuar nga Reali (1-3). Edhe pse u luajt në shtëpi, edhe trajneri Tuhel bëri gjithçka që të rregullonte situatën, asgjë nuk ndryshoi. Reali ia doli falë një Karim Benzemaje me klas sipëror, por edhe

Çelsi luajti furishëm, por si është shprehja, “me kokën ulur”, duke mos qenë i qartë. Nuk bëri punë zotërimi 57 për qind i topit dhe as 20 gjuajtjet drejt portës. Reali ishte më i qartë dhe i saktë, më efikas në kundërsulm dhe kur dilte përpara, duke futur në kuadrat 5 nga 5 gjuajtje gjithsej, nga të cilat gjysma ishin gola. Madrilenët luajtën siç duhet në pjesën e parë, ndërsa patën fat pas pushimit kur portieri Mendi dhuroi golin e tretë, ndërsa Kai Haverc kishte ngushtuar në 1-2 në 40’. Londinezët bënë shumë dhe treguan se kanë potencial, por gabimet dhe mungesa e qetësisë ndikuan shumë.

Sa për ndeshjen tjetër, Bajerni nuk bëri atë që pritej dhe Vijarreali meritoi fitoren 1-0 me golin e shënuar nga Danzhuma që në 8’. Bavarezët ushtruan epërsi, por ishte një sundim “shterpë”, ndërsa spanjollët luftuan fort duke pasur shpresë për kualifikim. Bajerni ka treguar shpesh se di të përmbysë rezultate në ndeshjet e kthimit, por duhet të luajë shumë më mirë që t’ia dalë.

Çelsi (3-5-2): Mendi, Kristensen (Kovaçiç 46’), Tiago Silva, Rydiger, Xhejms, Kante (Zijeç 46’), Maunt, Azpilikueta, Zhorginjo (Loftus-Çik 64’), Haverc, Pulishiç (Lukaku 64’).

Reali (4-3-3): Kurtua, Karvahal, Militao (Naço 64’), Alaba, Mendi, Modriç, Kasemiro, Kros (Kamavinga 74’), Valverde (Sebajos 86’), Benzema (Bejl 86’), Vinisius.

Vijarreal (4-3-3): Ruji, Fojth (Orie 81’), Albiol, Torres, Estupinan, Kokelen (Pedraza 59’), Kapue, Pareho, Moreno, Danzhuma (Çukueze 81’), Lo Selso.

Bajerni (4-2-3-1): Nojer, Pavar (Zyle 71’), Upamekano, Lykas Hernandez, Dejvis, Kimih, Musiala, Koman, Myler (Gorecka 62’ (Roka 90’)), Gnabri (Sane 62’), Levandovski.

Sfidanti.al