Nuk pati mundësi të luante, dhe e ndjeu dhimbjen shumë më tepër sesa po të kishte qenë aktivizuar. Lebron Xhejmsi pati një dëmtim më kavilje dhe u la jashtë sfidës së Lejkërsave në fushën e Feniksit, që përfundoi 121-110 për vendasit, dhe solli eliminimin e ekipit nga Kalifornia. Lebroni nuk do të mundet që të synojë titullin e 5-të në karrierë, për t’iu afruar Majkëll Xhordanit (6), ndërsa duhet të luajë të paktën 2 nga 3 ndeshjet e mbetura për të pasur ndonjë shans për të fituar renditjen e shënuesve më të mirë të NBA-së për këtë vit.
Entoni Dejvis u përpoq me 21 pikë e 13 topa në tabela, ndërsa Rasëll Uestbruk pati 28 pikë, 5 topa në tabela e 3 asistë. E pamjaftueshme, kur nuk ke në parket Lebron Xhejmsin dhe kur kundërshtari është më i forti këtë vit në NBA. Devin Buker shënoi 32 pikë dhe shtoi 7 topa në tabela e 4 asistë, Deandre Ajton pati 22 pikë e 13 topa në tabela, Kris Pol shënoi vetëm 6 pikë, por “orkestroi” ekipin me 12 asistë. Edhe Pejn pati 11 asistë, ndërsa Mekgi realizoi 9 pikë dhe kapi 9 topa në tabela. Feniksi është në vend të parë në Perëndim me 63 fitore e 16 humbje, duke vendosur rekordin e ekipit në histori për fitoret në sezonin e rregullt, ndërsa mbeten edhe 3 ndeshje. Lejkërsat janë në vend të 11-të me 31 fitore e 48 humbje.
Sfidanti.al