Kishin 10 vjet pa arritur deri këtu. Liverpuli më në fund u kthye pas një dekade në finalen e Kupës së Anglisë, pasi fitoi një derbi të vërtetë ndaj Mançester Sitit me rezultatin 3-2. Në “Uembli” këtë herë nuk pati shumë diskutime pasi të kuqtë e trajnerit Jurgen Klop dominuan pjesën e parë, duke e

