Më në fund, skuadrën e ka të gjithë në dispozicion, madje edhe Felipe Kaisedon. Interi nuk ka dëmtime, ndërsa trajneri Inzagi është i kënaqur që ekipi i tij duket sikur ka futur në përdorim “pilotin automatik” pasi po i fiton pikët radhazi. Pas disa gabimeve, ja ku erdhën 3 fitore radhazi, ndaj Juventusit, Veronës e tani Specias. “Nuk ishte e lehtë të luaje në fushën e Specias, – tha trajneri, – ne e dinim këtë. Në përgjithësi bëmë një ndeshje të mirë, edhe pse nuk më pëlqyen 10 minutat e para të pjesës së dytë. Gjithsesi, Interi është i pjekur dhe i qartë”. Inzagit i vjen keq për Gosensin që nuk e aktivizoi titullar (e mendova më parë, pastaj vendosa ndryshe) dhe shpreson që dëmtimi i Bastonit të mos jetë i rëndë. Tani vjen derbi i Kupës ndaj Milanit. “Do të mendojmë këto tre ditë”, – thotë tekniku.
Sfidanti.al